Ceferin, Duka dhe anëtarët e KE-së së UEFA-s, vizitë në Kryeministri, takohen me kreun e qeverisë Rama

Pas zhvillimit të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, ku u diskutuan dhe u morën vendime të rëndësishme mbi çështje të së ardhmes së futbollit europian, Presidenti Čeferin , Presidenti Duka dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, zhvilluan një vizitë në selinë e qeverisë ku u takuan me Kryeministrin Edi Rama.
Takimi u zhvillua në një atmosferë mjaft miqësore dhe vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit mes UEFA-s, FSHF-së dhe institucioneve shqiptare për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në vend.
Presidenti Čeferin vlerësoi mikpritjen e FSHF-së dhe institucioneve shqiptare në organizimin e këtij eventi kaq historik për vendin tonë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




