Shqipëria, në listën e vendeve me transparencë fiskale sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së

Ekonomi | 1 vit më parë

Shqipëria është vlerësuar si një nga vendet që ka përmbushur kërkesat minimale të transparencës fiskale për vitin 2025, sipas një raporti të fundit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Raporti, i publikuar më 19 shtator, ka analizuar 140 qeveri dhe entitete në mbarë botën.

Në raport theksohet se vetëm 71 qeveri arritën të përmbushnin standardet minimale të transparencës fiskale, ndërsa 69 dështuan. Megjithatë, nga këto të fundit, 26 bënë përparim të ndjeshëm drejt përmbushjes së kërkesave.

Departamenti i Shtetit vlerësoi se Shqipëria ka garantuar transparencë në dokumentet buxhetore, kontratat dhe licencat publike. Kjo tregon se vendi ka përmbushur kriteret e publikimit, duke ofruar informacion të plotë, të besueshëm dhe në kohë.

Raporti e cilëson transparencën fiskale si një element thelbësor për menaxhimin efektiv të financave publike, duke rritur besimin e tregut dhe duke forcuar llogaridhënien e qeverive para qytetarëve të tyre. Ky vlerësim pozitiv është një hap i rëndësishëm për imazhin dhe stabilitetin ekonomik të Shqipërisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme