Osmani kërkon heqjen e masave të BE-së në takim me Kaja Kallas

Kosovë | 1 vit më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas në Nju  York, ku ndodhen në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Me anë të një postimi, Osmani bënë me dije se kanë diskutuar për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe rajon.

Presidentja Osmani, thekson nevojën për të hequr masat e BE-së ndaj Kosovës, të cilat i cilëson si të padrejta. Sipas saj, këto masa të padrejta po dëmtojnë qytetarët e Kosovës.

“Në New York, takova përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, me të cilën diskutuam mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon. Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim.  Kosova mbetet e vendosur për paqe dhe stabilitet afatgjatë.”, shkruan Osmani.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme