Erind Bajo, artist i ri nga Gjirokastra-Pasionin për muzikën që e nisi në fëmijëri e vijon çdo ditë
Erind Bajo, i riu 18 vjeçar nga Gjirokastra, që prej moshës 6-vjeçare ka nisur të luajë kitarë, duke shfaqur që herët pasionin për muzikën. Me kalimin e viteve, ky pasion është kthyer në pjesë të pandarë të jetës së tij. Rrugëtimi i Erindit është një dëshmi se kur dashuria për artin lind natyrshëm, ajo rritet bashkë me ty.
“Që prej moshës 6-vjecare, kam nisur të luaj kitarë, më pas kam ndjekur disa kurse dhe shkollën e muzikës”, tha Erindi.
Prej katër vitesh, tingujt e kitarës së tij gjallërojnë Pazarin e Gurtë të Gjirokastrës. zëri i kitarës së Erindit sjell ndjesi të reja, duke i dhënë jetë çdo cepi të pazarit.
“Kam vite dhe dal çdo verë më shumë dal për qejf për të luajtur muzikë”, tha ai.
Erind Bajo është shembulli i një brezi të ri që i jep Gjirokastrës muzikë, ndjesi dhe frymë. Një djalë i ri me ëndrra të mëdha, që çdo ditë i afron më pranë realizimit përmes pasionit dhe përkushtimit.
Gazetare: Enkeleda Domeri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




