Raundi i parë i kualifikueseve të Euro 2026 për vajza, Shqipëria mundet nga Greqia

Kombëtarja | 1 vit më parë

Shqipëria U-17 për vajza luajti pasditen e sotme ndaj Greqisë ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Europianit 2026. Në takimin e zhvilluar në ”Elbasan Arena”, skuadra e drejtuar nga Cyme Lulaj u mund me rezultatin 2-0.

Trajnerja Lulaj hodhi në fushë këtë formacion: Ambra Reshiti (GK), Reiana Jahelezi, Marina Rushaj (c), Aldisa Kronaj, Audrina Lajthiza, Albana Malaj, Andrea Klleci, Heidi Bekteshi, Emi Maksuti, Tuhana Cifliku dhe Kejsi Demiraj.

Vajzat kuqezi zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë, me një organizim dhe qarkullim të mirë të topit si edhe disa alternativa të rrezikshme drejt portës kundërshtare. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

Në minutën e 55-të, Greqia kaloi në avantazh falë golit të shënuar nga Elissavet Schortsianiti, ndërsa në minutën e 86-të Athina Papourtzi realizoi golin e dytë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-0. Shqipëria krijoi disa raste të mira për të barazuar, por pa arritur të konkretizojë.

Në ndeshjen tjetër të grupit të luajtur ditën e sotme në ”Arena Egnatia”, Izraeli mposhti 3-1 Estoninë. Takimet e dyta të këtij grupi do të zhvillohen më 20 tetor. Shqipëria do të përballet me Estoninë në ”Elbasan Arena” në ora 14:00 ndërsa Greqia do të luajë kundër Izraelit në ”Arena Egnatia” në ora 12:00.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme