Iballa – Fshati i kishave të vjetra, vizitorët tërhiqen nga historia që nis nga antikiteti

Sociale | 12 muaj më parë

Iballa e Pukës është mjaft e pasur me monumente kulture, rrënoja e kala historike por dhe me objekte religjioze mjaft të vizitueshme dhe që kanë ngjallur interes tek turistët e huaj.

Prej tyre vlen të veçohen dy Kishat e vjetra mesjetare, ajo e Thaçit dhe ajo e Kopratit, të cilat studiuesi Jaho Brahaj i klasifikon si pasuri me vlera për Iballën.

“Për të përmendur se çfarë ka Iballa nga ato më të lashtat, është kisha e “Zojës së Thacit” e cila dokumentohet bashkë me rrethimin e saj që nga shekulli i IV-V i e.s. , Kemi kalanë që shtrihet në veri të Iballës, që quhet me emrin “Lekë Dukagjini”, kisha e Kopratit e cila ruan endje disa pjesë arkitektonike shumë të mirë”, u shpreh studiuesi, Jaho Brahaj.

Veç kishave te vjetra, keni se ç’të shihni në Iballe, fshatin që shtrihet në një pllajë të bukur, me lëndina të blerta, bujtina, burime uji, gështenja, malin e Balit (nga besohet se ka marrë dhe emrin Iballa).

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme