Kombëtarja U-21/ Bushi publikon listën e lojtarëve për miqësoret ndaj Moldavisë dhe Ukrainës

Kombëtarja | 12 muaj më parë

Shqipëria U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës, si pjesë e përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21.

Trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 23 lojtarët e grumbulluar, ku risia e vetme është futbollisti i Ballkanit, Diar Vokrri.

Lista e plotë:

Portierë: Giulio Veliaj, Endri Dema, Aron Jukaj

Mbrojtës: Fabjan Përndreca, Arlind Kurti, Gabriel Ramaj, Adi Kurti, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Aurel Marku, Ermis Selimaj, Diar Vokrri

Mesfushorë: Gjergji Kote, Feta Fetai, Aidon Shehu, Etnik Brruti, Burak Alili, Dario Daka

Sulmues: Kevin Dodaj, Erald Maksuti, Elmedin Rama, Rrok Toma, Ermir Rashica

Kombëtarja U-21 do të nisë të hënën grumbullimin në Moldavi, aty ku do të zhvillohet edhe ndeshja e parë miqësore ndaj vendasve.

FSHF bën me dije se ka ndryshuar vendi dhe orari i takimit me Moldavinë. Ndeshja do të luhet në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, më 13 nëntor, në orën 12:00.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme