Teuta-Partizani në RTSH, Kërnaja: Mungesat nuk janë justifikim, shkojmë për 3 pikë në Durrës

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, ka folur për mediat në prag të sfidës së nesërme kundër Teutës, që do të luhet në “Niko Dovana” në orën 17:00 dhe do të transmetohet në RTSH Sport. Ndonëse ka probleme me mungesat, tekniku i “të kuqve” kërkon që skuadra të lërë pas krahëve këtë moment jo të mirë, duke synuar fitoren përballë durrsakëve.
Përballja ndaj Teutës?
Si gjithmonë ne mendojmë për ndeshjen e radhës dhe Teuta është kundërshtari që kemi përballë këtë fundjavë. Pavarësisht mungesave që janë kemi marrë masat e duhura për të dal me 3 pikë nga kjo ndeshje.
Si paraqitet gjendja e skuadrës?
Rikthime nuk kemi fatkeqësisht. Vijojnë të dëmtuar prej shumë kohësh Sembene dhe Bintosuka. Këtyre i janë shtuar edhe dëmtimet e fundit Skuka, Marku dhe Preka, por shyqyr zotit grupi është i madh lojtarë kemi dhe kemi alternativa pafund në ekip. Grupi është dikush ka luajtur më pak dikush më shumë. Këtë grup kemi dhe sigurisht do hyjmë për të fituar.
Presioni?
Sigurisht ne jemi përgjegjës për situatën ku jemi të gjithë ne nga i pari te i fundit, por sigurisht përgjegjësia më e madhe më takon mua për të respektuar edhe tifozët që vijnë na ndjekin. Ata janë të mërzitur sigurisht më shumë se ne sepse e ndjejnë më shumë. Jemi përgjegjës, po punojmë përditë, po mundohemi përditë. Djemtë kanë dhënë maksimumin sidomos në ndeshjen me Vorën, kemi qenë dominues në të gjitha aspektet por ndonjëherë fati nuk është me ne. Nëse ajo shtyllë do ishte gol do ishim 3 pikë më lartë sot jemi këtu ku jemi në këtë gjendje, shpresojmë që të dalim sa më shpejt.
Kalendari i vështirë?
Për mua të gjitha ndeshjet janë njëlloj. Ne luajtëm njëlloj ndaj Egnatias që është në krye të renditjes po ashtu edhe me Vorën dhe i njëjti rezultat. Të gjitha ekipet janë po të njëjta, ne mendojmë vetëm për ndeshjen e ditës së diel pastaj kemi kohë dy javë për të përgatitur ndeshjet e tjera.
E keni studiuar kundërshtarin?
Teuta është një ekip solid, agresiv, por të shikojmë ndeshjen. Sigurisht e kemi studiuar e kemi parë. Mendojmë që i dimë pikat e forta dhe të dobëta të tyre por le t’ia lemë fushës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




