Zgjedhjet në Mat, voton kandidatja e pavarur Suzana Pasha: Fitoftë më i miri

Politikë | 12 muaj më parë

Kandidatja e pavarur për Bashkinë e Matit, Suzana Pasha, ish-drejtuese e Forumit të Gruas Socialiste në këtë bashki, ka hedhur votën e saj. Ajo ka falënderuar qytetarët për mbështetjen gjatë fushatës elektorale, duke shtuar se është e qetë dhe pret që të fitojë kandidati më i mirë për drejtimin e bashkisë.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve të Matit. Ju kam kërkuar mbështetjen derë më derë. Vota është e lirë, procesi është i qetë dhe mendoj se do të jetë edhe i barabartë” – u shpreh Pasha,

Ajo theksoi se për të, zgjedhjet janë një proces demokratik që i përket të gjithë qytetarëve:

“Mat është qyteti ynë, shtëpia jonë dhe e fëmijëve tanë,” tha Pasha.

Kandidatja deklaroi gjithashtu se gjatë fushatës nuk ka pasur kërcënime apo presione, duke e cilësuar garën e saj si plotësisht të lirë.

“Nuk kam pasur asnjë kërcënim. Zgjedhja ime ka qenë e lirë dhe jam kandidate e pavarur. U bëj thirrje të gjithë zgjedhësve të Matit të dalin dhe të votojnë,”  përfundoi Pasha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme