Përmeti nis ndarjen e mbetjeve për riciklim – Iniciativa synon përmirësimin e menaxhimit mjedisor

Sociale | 12 muaj më parë

Në qytetin e Përmetit ka nisur zbatimi i projektit për ndarjen e mbetjeve, të cilat më pas do t’i nënshtrohen procesit të riciklimit.

Si hap i parë, janë vendosur kosha specifikë për lloje të ndryshme mbetjesh në disa pika të qytetit, përfshirë biznese, shkolla dhe institucione të tjera.

“Ka filluar ndarja e mbetjeve që në burim, dhe ndërkohë kemi filluar me plastikën dhe kartonin. Kemi filluar pikën  ku ato do  përpunohen, ku do  grumbullohen. Kemi filluar me disa pika që janë bizneset dhe do  vazhdojmë me shkollat, me institucionet dhe me popullatën”, u shpreh Eftali Lapaj, përgjegjëse e sektorit të pastrimit dhe gjelbërimit.

Lapaj bëri një apel për bashkëpunim nga komuniteti, duke theksuar se suksesi i këtij procesi varet nga pjesëmarrja aktive e çdo qytetari.

“Ne kemi filluar ndërgjegjësimin dhe në vazhdimësi bashkë me qytetarët do arrimë deri në ndarjen e plotë të tyre”, tha ajo.

Me zbatimin e këtij projekti, Bashkia e Përmetit synon të krijojë një model të qëndrueshëm menaxhimi të mbetjeve, duke e bërë qytetin më të pastër.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme