Në pritje të festave të 28-29 Nëntorit, Bashkia Gjirokastër planifikon aktivitete të larmishme
Bashkia Gjirokastër do të zhvillojë një sërë aktivitetesh të larmishme gjatë këtij muaji, që përfshinë fusha të ndryshme kulturore artistike. Qëllimi i tyre është nxitja e jetës komunitare dhe promovimi i vlerave lokale që e karakterizojnë qytetin.
“Kalendari është i mbushur me aktivitete dhe ngjarje kulturore ku do të spikasin aktivitetet kulturore të fëmijëve dhe shumë të tjera”, tha Alesia Llapi, Përgjegjëse e aktiviteteve në Bashki.
Gjithashtu, një sërë aktivitetesh do të organizohen edhe në kuadër të festave kombëtare 28 dhe 29 nëntorit.
“Për festat e 28-29 Nëntorin, kalendari do të përfshi homazhe dhe aktivitete kulturore”, tha ajo.
Me këto nisma, Bashkia Gjirokastër vijon të tregojë përkushtimin për të mbajtur gjallë jetën kulturore dhe qytetare, duke e kthyer në traditë organizimin e aktiviteteve që pasurojnë jetën e komunitetit dhe nderojnë vlerat kombëtare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




