Mbyllet misioni i FMN në Shqipëri, Malaj: Ekonomia shqiptare është zgjeruar me 3.6% në 6 mujorin e parë të 2025-ës. Inflacioni, mbetet i ulët

Ekonomi | 12 muaj më parë

Mbyllet misioni i FMN në Shqipëri. Ministri i Financave Petrit Malaj në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me shefen e misionit të FMN-së në Shqipëri dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, pas përmbylljes së diskutimet intensive në kuadër të misionit të FMN-së, ka deklaruar se ekonomia shqiptare në 6-mujoriun e parë të vitit 2025-së është zgjeruar me 3.6%, performancë kjo që për ministrin pasqyron shëndetin e mirë të saj.

Malaj specifikon se kjo rritje ka përfshirë të gjithë sektorët e ekonomisë, ndërsa shtoi se parashikimi për vitin 2025 ka shënuar rritje 3.9% e mbështetur nga dinamika solide e ekonomisë reale.

“Shqipëria ka dëshmuar se ka kapacitet për t’u përshtatur dhe për të mbrojtur trajektoren e saj të zhvillimit ekonomik. Institucionet tona kanë treguar maturitet në menaxhimin e rreziqeve dhe hartimin e politikave për minimizimin e kostove të ardhura nga goditjet e jashtme.

Në 6-mujorin e parë të 2025-ës ekonomia shqiptare është zgjeruar me 3.6%, performancë kjo që tregon shëndetin e saj të mirë. Kjo rritje ka qenë gjithëpërfshirëse dhe ka përfshirë gjithë sektorët e ekonomisë. Parashikimi për 2025 optimist me rritje 3.9% e mbështetur nga dinamika solide të ekonomisë reale”, deklaroi Malaj.

Ky i fundit bëri me dije gjithashtu se investimet totale janë rritur me 4.1%. Ai theksoi se “projektet strategjike në infrastrukturë dhe energji ato do vazhdojnë të kenë një ndikim pozitiv në rritjen ekonomike të vendit tonë”.

Ministri u ndal gjithashtu te tregu i punës, për të cilin tha se po përjeton një transformim historik. Ai sqaroi se papunësia ka rënë në minimumin e saj historik në vlerën 85%.

“Sa i përket tregut të punës, po përjeton një transformim historik. Papunësia ka rënë në minimumin e saj historik, 8.5% dhe punësimi rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe pagat po rriten në çdo sektor.

Këto zhvillime tregojnë se rritja ekonomike po përkthehet në më shumë mirëqenie për qytetarët e vendit tonë”, shtoi Malaj.

Ky i fundit theksoi ndërkaq, se inflacioni vijon të mbetet i ulët dhe i qëndrueshëm.

“Mesatarja për 2024-ën dhe në 10 mujorin e 2025-ës, në masën 2.2 %. Deficiti i llogarisë koherente për 2024 në masën 2.4% të PBB, nën mesataren 6-7% që ka qenë në të shkuarën”, përfundoi Malaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme