Shiroka e gjallë edhe në dimër, fundjava me mot të ngrohtë sjell qytetarë dhe vizitorë të shumtë

Sociale | 12 muaj më parë

Shiroka ka vijuar të frekuentohet edhe gjatë muajve të dimrit, falë motit të ngrohtë që ka shoqëruar fundjavën. Qytetarë të shumtë nga Shkodra, por edhe vizitorë të ardhur nga zona të ndryshme, kanë zgjedhur të kalojnë orët e pushimit buzë liqenit, duke shijuar qetësinë dhe panoramën karakteristike të Shirokës.

“Shiroka është bërë si një qytet i dytë, vijnë njerëzit për të pushuar”, tha një banor.

Vetëm 3 kilometër larg Shkodrës, ajri i pastër, bukuritë e liqenit, gatimi i peshkut dhe flladi i Malit të Taraboshit janë vetëm disa prej arsyeve që Shiroka të jetë ndër destinacionet ditore më të preferuara.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme