Haaland ironizon Mancini-n: Fituam falë tij, pasi nisi të më prekte fundshpinën shënova dy gola!

Botërori 2026 | 12 muaj më parë

Fenomeni Haaland mahnit edhe “San Siro”-n. Sulmuesi norvegjez ishte autor i dy prej katër golave të shënuar nga Norvegjia përballë Italisë, por gjithashtu ishte protagonist edhe i një episodi aspak të këndshëm me Gianluca Mancini-n.

“Mancini-n e kisha gjithmonë shumë pranë dhe shpesh herë më prekte edhe fundshpinën. Në një far pike u lodha prej gjestit të tij dhe i thash: ‘çfarë po bën?’. Por më vonë e falenderova pasi më motivoi dhe më shumë dhe falë tij shënova edhe dy gola”, tgha Haaland në fund të ndeshjes.

Numrat e sulmuesit të kombëtares së Solbaken janë prej jashtëtokësori pasi në 48 takime ka shënuar 55 gola. 16 prej këtyre golave Haaland i ka shënuar pikërisht në kualifikueset e Botërorit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme