Republika Demokratike e Kongos në Botëror, komisari teknik i Nigerisë nuk përmbahet: Na eliminuan sepse përdorën magjinë e zezë!

Botërori 2026 | 12 muaj më parë

Nigeria humbi shansin për të qenë në Botëror pasi u mund me penallti përballë Republikës Demokratike të Kongos. Në fund të serisë së goditjeve nga pika e bardhë komisari teknik i Nigerisë, Éric Chelle, nuk u përmbajt kur dha arsyen e eliminit të skuadrës së Lookman dhe Osimhen.

“Përpara secilës penallti të lojtarëve tanë, dikush në stolin e Kongos bënte rite ‘voodoo’. Në të gjitha goditjet tona ai djalë bënte veprime në stolin e Kongos dhe të them të drejtën u nervozova jo pak”, tha Chelle në konferencën për shtyp ku i kërkuan arsyen e konfliktit mes stafeve drejtuese të dy ekipeve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme