Trajneri i Flamurtarit parashikon derbin e Milanos, Moriero: Interi superior

Francesco Moriero, në eksperiencën e tretë shqiptare, synon të rikthejë sa më lart Flamurtarin e Vlorës, ku zbarkoi një muaj më parë. Ish-lojtari i Interit do ta shohë në televizor derbin e Milanos, që luhet ditën e diel, pas ndeshjes së kampionatit kundër Tiranës.

“Do të jetë një ndeshje me ritëm shumë të lartë. Milani ka një skuadër për t’u respektuar, por shoh si favorit Interin, që për mua është superior në kompleks”, – ka thënë fillimisht Moriero.
“Chivu po bën një punë shumë të mirë. Ka ide të një trajneri të madh, është treguar i zoti për t’i vendosur lojtarët në vendet e tyre. Më pëlqen kjo pjesë, sepse secili e di mirë se çfarë duhet të bëjë, si në lojën me top, ashtu edhe pa top. E admiroj presingun dhe agresivitetin, që lehtësojnë lojën vertikale.
Lojtari kyç për Interin? Vështirë të veçoj dikë, por nëse duhet të them një emër, ai është Dimarco”, – shtoi më tej trajneri Moriero.
Italiani ka treguar edhe pse vendosi të marrë drejtimin e Flamurtarin në futbollin shqiptar, një skuadër që mban vendin e parafundit. “Prej një muaji drejtoj Flamurtarin. Preferova të kthehem në Shqipëri, sepse më pëlqejnë sfidat”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




