Arrestohet në Fier 43-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi në Itali

Aktualitet | 12 muaj më parë

Arrestohet në Fier një shtetas 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Shtetasi E. Z., alias R. Z., 43 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Operacioni u finalizua nga strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të kërkuar.

Gjykata e Cantalissetta, Itali, me vendimin e datës 01.09.2025, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Pas arrestimit, 43-vjeçari u shoqërua në ambientet e Policisë së Shtetit, ndërsa Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale njofton se ky operacion i koduar “Operacionalja 74” është një tjetër goditje ndaj elementëve të krimit të organizuar dhe dëshmi e angazhimit të Policisë së Shtetit për forcimin e sigurisë publike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme