Rritja e pensioneve private për 2025-n/AMF raporton 11.5% me asete neto

Uncategorized | 11 muaj më parë

Tregu i pensioneve vullnetare private në Shqipëri po përjeton një zgjerim të qëndrueshëm. Sipas raportit 9-mujor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në 30 shtator 2025, asetet neto të këtyre fondeve ishin rreth 148 milionë euro, një rritje prej 11.55% krahasuar me fundin e vitit 2024.

Gjatë kësaj periudhe, numri i kontribuuesve në skemën private arriti 48,864, që përfaqëson një rritje prej 8.77% nga fundi i vitit të kaluar. Në gjysmën e parë të vitit, sipas AMF, tregut iu shtuan 3,315 kontribuues të rinj.

Nga raportimi i AMF rezulton gjithashtu se shtatë fonde private ishin aktive në këtë treg.

Pjesa dërrmuese e kapitalit investohet në obligacione qeveritare shqiptare – një qasje relativisht konservative, por që siguron likuiditet dhe rreziqe më të ulëta.

Megjithë rritjen, depërtimi i pensioneve private në nivel kombëtar mbetet modest: vetëm 6.5% e kontribuuesve në sigurimet shoqërore, kontribuojnë edhe ne fondet private te pensioneve.

Rritja vjen ndërkohë që ligji i ri “Për fondet e pensionit privat” ka sjellë incentiva fiskale të zgjeruara, duke i bërë më tërheqëse kursimet afatgjata në pensionin privat.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme