Afrim Tovërlani merr drejtimin e Prishtinës, kthehet pas 11 vitesh te kryeqytetasit

Pas largimit të Arsim Thaqit, Prishtina ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri. Ai është Afrim Tovërlani, i cili deri tani ka qenë në krye të Kosovës U-21. Bëhet fjalë për një rikthim pas 11 vitesh në stolin e Prishtinës nga Tovërlani.
Prishtina mban vendin e parë në renditje, por pas 3 rezultateve negative të ndeshjeve vendosi të bëjë lëvizje në stol, duke ndarë rrugët me Thaqin për ta zëvendësuar me Tovërlanin.

Në të kaluarën Afrim Tovërlani e ka drejtuar skuadrën kryeqytetase dy herë, në periudhat 2007–2009 dhe 2012–2014. Ai ka pasur sukses me Prishtinën, duke fituar 7 trofe, titullin kampion në Kosovë, Kupën e Kosovës dhe Superkupën e Kosovës.
Tovërlani ka një lidhje të fortë me Prishtinën, pasi ka qenë edhe si futbollist i saj. Trajneri ka nisur menjëherë punën në terren, duke e përgatitur skuadrën për ndeshjen e radhës në kampionat. Prishtina është kandidate serioze për fitimin e titullit kampion në Kosovë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




