“Arti i fijes në jelek” – Ekspozohen në Shkodër punimet e rralla të trashëgimisë etnografike
Në Muzeun Historik të Shkodrës u hap sot ekspozita “Arti i Fijes” në jelekë elegancë që magjeps, një prezantim i pasurisë së trashëgimisë etnografike shqiptare. Në këtë ekspozitë u prezantuan 38 jelekë të punuar me mjeshtëri kryesisht të Shkodrës, nga zonat përreth, Jugu i Shqipërisë, Gjakova, Tropoja dhe Berati.
“Është një tematik dhe një titull që nuk na lodhi shumë për t’ja vënë kësaj ekspozite sepse sa herë që hapnim gjatë seleksionimit të jelekëve për ekspozitën që do hapnim, ishte një magjepsje totale. Besoj që ekspozite është një tregues i vlerave dhe traditave”, u shpreh Majlinda Laçaj, Drejtore e Muzeut Historik Shkodër.
“Është koleksioni më i pasur i fondit etnografik, dhe gjëja më e veçantë është një jelek që na është dhuruar dhe është objekt personal i Motrës Tone, motra e Kol Hidromenos dhe pasardhësit e saj përveç jelekut i kanë dhuruar dhe shumë sende të tjera”, tha Ndriçim Mlika, Përgjegjës i Muzeut të Kalasë “Rozafa”.
Ekspozita sjell jo vetëm një vlerë të çmuar historike, por edhe një këndvështrim të ri mbi artin e punimit me fije. Vizitorët do të kenë mundësinë ta shohin këtë ekspozitë nga afër gjatë ditëve në vijim në ambientet e muzeut historik
Gazetare: Blerta Cina
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




