“Jemi ende në emergjencë” – Çako propozon metodologji të re në shpërndarjen e fondeve të emergjencave
Situata e emergjencës së shkaktuar nga moti i ditëve të fundit ishte në qendër të diskutimeve në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku u shqyrtua edhe buxheti i vitit të ardhshëm për Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
“Mund të themi që jemi ende në situatë emergjence. Jo gjendje të shpallur, por jemi në situatë emergjente”, u shpreh Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm i AKMC.
Qeveria ndërkohë ka rritur fondin në dispozicion të Emergjencave Civile, i cili do të përdoret për t’iu përgjigjur zjarreve, përmbytjeve dhe sfidave të tjera natyrore.
“5.2 miliardë lek në të cilën do të përfshihen shpenzimet operative, për mallra etj.”, tha ai.
Në buxhet parashikohet gjithashtu një metodologji e re për shpërndarjen e fondeve.
“Do marrim në konsideratë jo një formulë statike që bën dhe shpërndarjen e fondeve të kushtëzuara në njësitë e pushtetit vendor nga programi i emergjencave civile mbi bazën e specifike të buxheteve të tyre por mbi bazën reale”, theksoi Çako.
Rreziku që i kanoset ekonomisë nga fatkeqësitë natyrore po evidentohet gjithnjë e më shumë në raportet e institucioneve vendase dhe të huaja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




