Terror në Francë, tifozët e Nice godasin lojtarët pas humbjes me Lorient

Terror te Nice. Të dielën në mbrëmje, pas humbjes së gjashtë radhazi të ekipit, një humbje 3-1 në fushën e Lorient, një grup prej rreth 400 tifozësh e pritën ekipin në qendrën stërvitore pas kthimit të tyre nga ndeshja jashtë fushe. Ajo që supozohej të ishte një diskutim, u shndërrua në një përleshje. Ata që e pësuan më keq ishin, Jérémie Boga dhe Tarem Moffi.
Fillimisht, dy tifozë hipën në autobus, duke shprehur pakënaqësinë e tyre me performancën e ekipit. Megjithatë, më pas, lojtarët dolën nga automjeti dhe përfunduan në duart e ultrasve të tërbuar. Stafi u vu gjithashtu në shënjestër të tërbimit të tifozëve, drejtori sportiv Florian Maurice mori të njëjtin trajtim si lojtarët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



