Aksident në Fier, humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me makinën e parkuar, plagoset shoferi

Aktualitet | 11 muaj më parë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku ka mbetur i plagosur një person.

Aksidenti ndodhur rreth orës 15:40 në unazën jugore të qytetit, ku një automjet në ecje ka përplasur një mjet të parkuar. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit si dhe menaxhimin e trafikut.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme