Zbardhet ngjarja me të shtënat në Kukës, autorët babë e bir

Të shtëna me armë u regjistruan më 27 nëntor në Kukës. Pak ditë më vonë, Policia ka zbardhur ngjarjen, duke identifikuar autorët (babë e bir). Një prej tyre është arrestuar nga blutë e Kukësit, ndërsa është shpallur në kërkim tjetri.
Po ashtu, policia ka sekuestruar automjetin e dyshuar me të cilin babë e bir kanë lëvizur kur kanë kryer veprën penale.
Autorët babë e bir akuzohen për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Më 27 nëntor, u qëllua me armë zjarri në drejtim të një biznesi, duke dëmtuar fasadën me xham.
“Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 27.11.2025, në lagjen Drinas të fshatit Mamëz, Kukës, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një biznesi.
Identifikohen 2 autorët e dyshuar (babë e bir).
Kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët, shpallet në kërkim djali i tij.
Sekuestrohet automjeti i dyshuar me të cilin babë e bir kanë lëvizur kur kanë kryer veprën penale.
Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës dhe nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i hetimeve të thelluara me metoda proaktive, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur në lagjen Drinas, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan operacionin policor të koduar “Drinas”.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Drinas”, u bë kapja dhe ndalimi i njërit prej autorëve, shtetasit Xh. M., 59 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi M. M., 26 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Këta shtetas, më datë 27.11.2025, në lagjen Drinas, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dyqanit në pronësi të shtetasit T. O., duke dëmtuar fasadën me xham të dyqanit.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, i cili nuk u gjet në banesë gjatë operacionit”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




