Gjermania shpall mbështetje të re për Ukrainën, 200 milionë dollarë ndihmë në armatim

Gjermania bëri të ditur sot se do të ofrojë 200 milionë dollarë për të mbështetur blerjen e armëve shtesë amerikane për Ukrainën, duke cituar mungesën e përparimit në përpjekjet diplomatike për të përfunduar konfliktin me Rusinë.
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul në takimin e Brukselit duke thënë se Gjermania do të financojë dy paketa të reja të pajisjeve ushtarake amerikane për Ukrainën në bashkëpunim me Poloninë, Norvegjinë dhe Holandën.
“Ne mirëpresim çdo përpjekje për të përfunduar luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Megjithatë, në këtë pikë, ne nuk shohim asnjë shenjë se Rusia është gati për negociata të vërteta. Ne qëndrojmë krah për krah me Ukrainën – dhe ne mund të mbështesim për aq kohë sa të nevojitet. Presioni ynë i vazhdueshëm në nivel evropian për të shfrytëzuar më tej asetet e ngrira ruse nënvizon angazhimin tonë,” tha ministri i Jashtëm.
Përtej pajisjeve ushtarake, Gjermania premtoi një shumë shtesë prej 25 milionë eurosh për Paketën e Ndihmës së Plotë të NATO-s për pajisje dimërore dhe mbështetje mjekësore për personelin ushtarak ukrainas, sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme.
Ky njoftim vjen në kuadër të mekanizmit PURL (Priority Ukraine Needs List), ku vendet evropiane blejnë armë amerikane për Ukrainën, dhe thekson unitetin e NATO-s për të rritur presionin ndaj Rusisë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca ka arritur 4 miliardë euro furnizime me armë amerikane për Ukrainën që nga gushti, me një ritëm prej 1 miliardi euro në muaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



