Pastrohet bregdeti i Shëngjinit – Vija bregdetare e Kunes ishte mbuluar nga prurjet e shumta të lumit Drin
Situata e krijuar nga sasia e madhe e mbetjeve të sjella nga prurjet e lumit Drin në pjesën fundore të bregdetit të Kunes, ka vënë në lëvizje institucionet vendore në Lezhë. Bashkia, në bashkëpunim me administratën e zonave të mbrojtura dhe banorë të zonës, kanë ndërmarrë një aksion të gjerë pastrimi.
Mjete të rënda dhe punëtorë janë angazhuar për largimin e mbetjeve, ndërsa për shkak të përmbytjes së rrugës që lidh ishull-Shëngjinin me këtë pjese të vijës bregdetare, është përdorur edhe varka për largimin e thasëve me mbeturina.
“Jemi këto deri në normalitetin e kësaj zone edhe pse nuk është një zonë e frekuentuar për pushuesit sepse nuk është e aksesueshme”, u shpreh Brahim Demi, administrator i njësisë Shëngjin.
Pjesa fundore e bregdetit të Kunes, u ndot masivisht pas prurjeve te shumta te lumit Drin, ku u depozituan mbetje plastike, qelqi e deri tek kafshët e ngordhura, duke e kthyer zonën përkohësisht në një landfill të vërtetë mbetjesh.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




