Vora e Vllaznia nuk dinë të shënojnë, barazim pa gola

Vora e Vllaznia nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në përballjen e javës së 14-të të “Abissnet Superiore, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH2.
Me Vorën si skuadër pritëse dhe marrëveshjen mes dy klubeve për të luajtur në “Loro Boriçi”, ritmi dhe mundësitë nuk munguan, por finalizimi nuk ishte i duhuri, kjo dhe për meritë të portierëve respektivë.
Në pjesën e parë, Balaj nga njëra anë dhe Fazlagiç nga ana tjetër, kishin mundësitë e tyre të shpërdoruara. I njëjti ritëm dhe në pjesën e dytë, me disa mundësi të humbura duke “dhuruar” në fund një barazim 0-0.
Vllaznia humbet mundësinë për të kapur vendin e parë, 25 pikë dhe vendi i dytë në klasifikim, një më pak se Elbasani i vendi të parë. Vora ndodhet në vend të 7-të me 16 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




