Milani monitoron Karetzas, mëngjarashin që futi në “luftë” Belgjikën dhe Greqinë

Futboll Bota | 11 muaj më parë

I vogël, e para gjë që mund të dallohet te Konstantinos Karetzas, një metër e 70 centimetra ose pak më shumë. Mëngjarash i pastër. Milani e ka ndjekur nga afër në ndeshjen e Europa League kundër Bazelit më 27 nëntor, ku lojtari i Genk shënoi golin e 2-të. Një sinjal i mirë.

Emri i këtij lojtari qarkullon prej kohësh te klubi i madh italian. Karetzas, i datëlindjes 2007, sipas një deklarate të babait të tij në maj 2024, ndiqet po ashtu edhe nga Manchester City. Klubi belg ndërkohë ka pasur bisedime me Ajax për këtë futbollist.

“KK” është rritur shumë. Sezonin e fundit luajti 25 ndeshje në kampionatin belg me Genk. Ai është një trekuartist, driblues që luan me topin dhe gjen kalime inteligjente. Shpesh ka luajtur edhe si anësor i djathtë. Karetzas pëlqehet shumë nga të gjithë.

Greqia dhe Belgjika luftuan shumë për të, në lojë u fut edhe diplomacia. Ai ka luajtur me moshat e Belgjikës, ku familja e tij u transferua rreth viteve ’70. Por prej 25 shkurtit vendosi të përfaqësojë Greqinë. Një zgjedhje zemre, sipas asaj që lojtari bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Tani është gati për të ndryshuar kampionat.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme