Ish-trajneri zbulon të ardhmen e Osimhen, sulmuesi do transferohet te Reali i Madridit

Futboll Bota | 11 muaj më parë

Një lajm i bujshëm merkatoje. Sunday Oliseh, ish-trajneri i Nigerisë, zbuloi në një intervistë se Victor Osimhen është gati të ndryshojë ekip.

Sipas burimeve të trajnerit, ish-sulmuesi i Napolit do të transferohet te Reali i Madridit: “Victor Osimhen do të nënshkruajë për Real Madridin. E mora këtë lajm nga një person shumë i rëndësishëm dhe jam shumë i lumtur për të”.

Sulmuesi nigerian u transferua këtë verë te Galatasaray dhe po shkëlqen në kampionatin turk. Sezonin e kaluar Victor Osimhen (ishte në huazim) shënoi 30 gola, ndërsa këtë sezon ka shënuar 5 gola në 11 ndeshje të luajtura në kampionat.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme