Konferenca mbarëkombëtare e kardiologjisë, mjekët ndajnë përvojat për trajtimin modern të sëmundjeve të zemrës

Sociale | 11 muaj më parë

Në qytetin e Shkodrës u zhvillua Konferenca Mbarëkombëtare mbi Kardiologjinë dhe Hemodinamikën, një aktivitet shkencor i rëndësishëm që mbledh së bashku mjekët më të njohur të fushës nga Shqipëria, rajoni dhe diaspora. Aurel Toma, mjeku kirurg i kardiologjisë hemodinamike në Vjenë, dhe Florim Cuculi shef i kardiologjisë në Lucern të Zvicrës shkëmbyen eksperiencat profesionale, duke u ndaluar në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare si dhe tek teknologjitë e reja mjekësore.

“Po mundohemi në Shkodër  që të fusim teknikat më të reja në ndërhyrjet që bëhen në zemër sot, që janë ndërhyrje që bëhen në spitalet europiane dhe mbarë botën”, tha mjeku Toma.

“Të trajtosh një infarkt sot nuk është trimëri, ne duhet të lëvizim në një drejtim ku të bëjmë gjëra të komplikuara. Infrastruktura është këtu”, u shpreh Florim Cuculi,  shef i kardiologjisë në Lucern.

“Të dy do jenë operatorë në dy raste live që do kryejmë në Spitalin Rajonal Shkodër, me disa risi, sidomos në imazherinë intravaskulare, është hera e parë që përdoret në spitalet publike shqiptare”, theksoi Gledis Zaimi, mjek kardiolog në Spitalin Rajonal Shkodër.

Kardiologu i njohur, Aurel Toma punon prej vitesh në Vjenë të Austrisë por nuk ka harruar kontributin për vendin e tij. Para një viti ai u gjend në Shkodër për trajnim me bluzat e bardha ai ka realizuar ndërhyrjen kirurgjikale miniinvazive në zemër. Ndaj edhe qëllimi i konferencës  është shkëmbimi i eksperiencave profesionale, prezantimi i studimeve më të fundit klinike dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shëndetësore.

Gazetar: M. Rakaj 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme