Vidhte sendet e policisë dhe shfrytëzonte edhe të mitur për qëllimet e tij, në pranga 21-vjeçari në Tiranë

Aktualitet | 11 muaj më parë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Përsëritësi”, duke vënë në pranga shtetasin S. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga hetimet rezultoi se më 20.11.2025, S. K. ka vjedhur produkte të ndryshme në një market, ndërsa më 06.12.2025 ka nxitur një të mitur 13-vjeç për të kryer dy vjedhje: një në një market dhe një tjetër në një lokal, ku u morën shuma parash dhe produkte të ndryshme.

Gjithashtu, gjatë hetimeve u zbulua se 21-vjeçari kishte shitur një shtetasi tjetër veshje uniforme policie, një radio, një palë pranga dhe municion luftarak. Policia po vijon punën për të përcaktuar burimin e këtyre sendeve të kundërligjshme.

Të gjitha sendet e sekuestruara, bashkë me paratë e dyshuara të vjedhura, janë marrë në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme