Bayern i afron rinovimin portierit Neuer, 39 vitet nuk janë aspak problem

Futboll Bota | 11 muaj më parë

Drejtuesit e Bayern kërkojnë të rinovojnë me Manuel Neuer. Pavarësisht moshës 39-vjeçare të portierit, klubi bavarez ka besim te Neuer dhe synon të rinovojë kontratën me të edhe për sezonin e ardhshëm.

Sipas pedieve sportive gjermane, Bayern ka në plan të shesë Alexander Nubel, portierin e dytë që aktualisht e ka huazuar te Shtutgart. Situata nuk është aspak e thjeshtë në fakt, po të kemi parasysh edhe pagën e lartë të Nubel.

Manuel Neuer u bashkua me Bayern në verën e 2011-ës, kur u largua nga Shalke 04. Që atëherë “gardiani” i njohur ka bërë histori me klubin gjerman, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme