Mbrëmja Gala/ Njihuni me 4 lojtaret e nominuara për “Topin e Artë 2025”

Evente Sportive | 11 muaj më parë

Ashtu sikurse edhe në edicionet e kaluara të Mbrëmjes Gala “Topi i Artë”, një vëmendje e veçantë i jepet edhe futbollit të vajzave. Trofeu më i rëndësishëm në këtë kategori është “Topi i Artë 2025” që do të diskutohet mes 4 emrave shumë të njohur në futbollin e vajzave.

Katër të nominuarat për këtë trofe janë: Arbiona Bajraktari (futbolliste e Vllaznisë), Megi Doçi (kapitene e Vllaznisë), Xhesika Ndoj (futbolliste e Egnatias) dhe Xhulia Xhindole (futbolliste e Egnatias).

Megi Doçi është fituesja në fuqi e këtij trofeu. Cila prej vajzave do të ngrejë lart Topin a Artë 2025? Gjithçka do të zbulohet mbrëmjen e 15 dhjetorit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme