Rama: Shqipëria rekord në digjitalizim, Kadastra e automatizuar tërësisht deri në fund të 2026-ës

Aktualitet | 11 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria po avancon me hapa rekord drejt digjitalizimit të shërbimeve kadastrale, duke arritur tashmë 10 shërbime të automatizuara.

Rama bëri me dije se në fund të vitit 2026, e gjithë Kadastra do të jetë e digjitalizuar, duke rritur shpejtësinë, cilësinë dhe transparencën për qytetarët.

Sipas tij, shërbimet e fundit kadastrale mund të kryhen direkt online përmes teknologjisë blockchain, ndërsa pagesat mund të realizohen lehtësisht në portalin e-Albania me kartë bankare, pa pasur nevojë për t’u paraqitur në postë apo sportele bankash.

“Shqipëria po shënon një rekord të ri të revolucionit digjital me tashmë 10 shërbime kadastrale të automatizuara përmes teknologjisë blockchain,  ndërkohë që tashmë përmes e-Albania mund të kryhen edhe pagesa online direkt nga karta bankare

Në fund të vitit të ardhshëm do të kalojmë plotësisht në një Kadastër Dixhitale, duke rritur shpejtësinë, cilësinë dhe duke garantuar sigurinë e informacionit kadastral për çdo qytetar”, shkruan Rama.

Digjitalizimi i shërbimeve është fokus i qeverisë, të cilat do të sjellin o vetëm kohë më të shkurtër të trajtimit të aplikimeve dhe reduktim të proceduarve, por edhe më shumë cilësi në shërbim dhe transparencë për qytetarët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme