NFL/ Mahomes mbyll përpara kohe sezonin, Kansas City humb play-off për herë parë pas 10 vitesh radhazi

Organizatori i Chiefs, Patrick Mahomes, ka mbyllur sezonin mbrëmjen e kaluar pas një dëmtimi horror që pësoi në ndeshjen përballë Chargers.
Mahomes, i cili konsiderohet si njëri prej lojtarëve më të talentuar të kësaj loje, me shumë mundësi do të mungojë për një kohë të gjatë pasi ka dëmtuar rëndë ligamentin kryesor të gjurit të majtë në humbjen e pësuar nga Chiefs përballë ekipit kalifornian me shifrat 16-13.
Dëmtimi i yllit të ekipit dhe humbja nuk ishin lajmet e vetme të këqija mbrëmjen e kaluar për formacionin nga Kansasi pasi disfata e djeshme i kushtoi edhe pjesëmarrjen në play-off. Ky është sezoni i parë pas plot dhjetë vitesh që Chiefs humbin takimin me ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




