Betimi i Avokatit të Popullit, grupi parlamentar i PD do i drejtohet Kushtetueses

Pak pas kaosit në Kuvend dhe betimit të Avokatit të Popullit Endri Shabani, grupi parlamentar i Partisë Demokratike po zhvillon një mbledhje me dyer të mbyllura.
Sipas informacioneve për RTSH, grupi i PD-së po mbledh firmat e nevojshme për të depozituar në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Po ashtu në mbledhjen e grupit po diskutohet për përpilimin e një kërkesë drejtuar Kuvendit për zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme për çështjen Balluku.
Kujtojmë se në seancën e sotme plenare, opozita kontestoi betimin e Endri Shabanit si Avokat i Popullit, duke ndezur flakadanë e përmbysur karrige.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




