Del nga izolimi Malësia e Kurbinit, riparohen urat dhe rrugët e dëmtuara nga reshjet e shiut në nëntor
Tre fshatrat e Malësisë së Kurbinit, Skuraj, Gallat dhe Vinjoll kanë dalë nga izolimi për shkak të dëmtimit të urave dhe rrugëve nga reshjet e dendura të shiut një muaj më parë. Falë ndërhyrjes së Bashkisë më mbështetjen e Forcave të Ushtrisë, pas disa javësh punë u arrit të riparohet infrastruktura rrugore dhe të mundësohet lëvizja për banorët e kësaj zone.
“Edhe këtu në zonën e gallatës u krijua një situatë e vështirë përsa i përket infrastrukturës rrugore, saqë arriti të bllokojë dhe fshatrat, t’i bllokojë nga njëri-tjetri. Megjithatë pas stuhisë, me nismën që mori bashkia, me organizimin e veprimtarinë e punëve të saj, arriti të sjellë grupin e punës që punon me urat, duke sjellë materialet e tjera, blloqe betoni, punëtorët…”, deklaroi Nikoll Balozi, kryetar i fshatrave të Malësisë Kurbin.
Banorët thonë se dëmet e shkaktuara nga moti i keq kanë qenë të shumta. Punëtor dhe mjete të rënda vijojnë të jenë në terren për riparimin e rrugëve të dëmtuara me një gjatësi prej 1 km, ndërsa terreni i thyer malor ka sjellë vështirësi të shumta. Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga reshjet me dëme të shumta në infrastrukturë dhe të mbjella.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




