SPAK shtyn sërish afatet hetimore për ish zëvëndëskryeministrin Arben Ahmetaj

Aktualitet | 11 muaj më parë

Për të gjashtën herë Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për ish zëvëndës kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili po hetohet për dosjen e inceneratorëve, në një fraksion të ndarë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Veprimet komplekse që po kryen Prokuroria e Posaçme janë bërë shkak për të shtyrë sërish hetimet deri në datën 22 mars 2026.

Përmes mbrojtësit ligjorë Henrik Ligori, Ahmetaj i ka pritur me indiferentizëm shtyrjet e herë pas hershme të afateve, teksa interesi i tij që në krye të herës vijon të jete zbardhja e të vërtetës dhe që organi i akuzës të marrë të gjithë kohën e nevojshme.

Në bazë të dispozitave ligjore, kjo është e fundit që SPAK ka mundësi të shtyjë hetimet, më pas duhet të vendosë për dërgimin ose jo për gjykim të çështje.

Për të njëjtën çështje po hetohet edhe bashkëjetuesja e Arben Ahmetajt si dhe ish bashkëjetuesja e tij Albina Mançka dhe Erjola Hoxha. Të dyja këto hetohen për veprën penale “fshehje dhe mos deklarim pasurie” si dhe “pastrim parash”.

Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim më 10 korrik të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion nën dyshimin për kryerjen e veprat penale “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme