Elbasani, Gvozdenoviç: Respekt për Bylisin, por synojmë 3 pikët

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, ka folur për mediat në prag të sfidës së nesërme kundër Bylisit, që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 2 në orën 13:30. Ndonëse luan në transfertë përballë një kundërshtari të vështirë, tekniku kërkon tre pikët në këtë takim.
“Është një ndeshje e vështirë. Çdo javë e kampionatit është e vështirë, pasi nuk ka diferenca nëse luan në shtëpi apo jashtë. Kemi shumë respekt për ekipin e Bylisit. Ndeshjen e fundit ata treguan se kanë cilësi dhe karakter, pasi zhvilluan një lojë shumë të mirë kundër Vllaznisë. Ne jemi gati dhe si në çdo takim do të japim maksimumin dhe do të synojmë tre pikët. Çdo fitore ka vlerën e tre pikëve, si 1-0 edhe 3-0, dhe ne jemi të fokusuar tek pikët.
Merkato? Aktualisht jemi të fokusuar vetëm për ndeshjen kundër Bylisit, për merkaton do të flasim pas datës 24 dhjetor kur të mbyllet faza e parë e kampionatit”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




