Lufta me Rusinë-BE akordon 2.3 miliard euro për Ukrainë

Ukraina do të përfitojë një shumë prej rreth 2.3 miliard euro nga Bashkimi Evropian për të financuar shpenzimet prioritare sociale dhe humanitare gjatë luftës me Rusinë.
Sipas Ministrisë së Financave dhe Këshillit të Bashkimit Evropian Ukraina ka marrë fondin e gjashtë në kuadër të mekanizmit “Ukraine Facility”.
Shuma totale është rreth 2.3 miliardë euro dhe fondet janë transferuar në buxhetin shtetëror të Ukrainës për të financuar shpenzimet prioritare sociale dhe humanitare gjatë luftës.
Për të marrë këtë pagesë, Ukraina përmbushi 8 hapa reformash. Kjo është pagesa e gjashtë e rregullt pas asaj të pestë (më 5 nëntor 2025).
Ministri i Financave ukrainas, Serhiy Marchenko, e ka quajtur këtë mbështetje kyçe për stabilitetin makro-financiar dhe vazhdimin e reformave drejt anëtarësimit në BE.
Që nga fillimi i Ukraine Facility (mars 2024), BE-ja ka disbursuar mbi 24 miliardë euro në total për Ukrainën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



