Belind Këlliçi në protestën e PD-së: Edi Rama duhet të japë dorëheqjen tani

Politikë | 10 muaj më parë

Në protestën e Partisë Demokratike të zhvilluar para Kryeministrisë, deputeti demokrat Belind Këlliçi kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, vendi ndodhet në një moment të vështirë, pro po ashtu edhe përballë një shprese.

“Ajo që do të vendosim sot do të jetë një precedent për të ardhmen, një precedent që në të ardhëm nuk do ta përmbysin dot më. Edi Rama duhet ta japë dorëheqjen tani, edhe si një akt emergjence kombëtare. Shqipëria është në një moment shumë të vështirë, por edhe buzë një shprese të re sepse zgjidhjet, kapacitete dhe njerëzit janë këtu. Ky vend nuk ka marrë  fund. Demokracia nuk vdes në një ditë, vdes vetëm kur njerëzit binden se nuk ka alternativë”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme