Përfundon aventura e Ditmar Bicajt në krye të Lushnjës

Kategoria e Parë | 10 muaj më parë

Ka përfunduar aventura e Ditmar Bicajt në krye të skuadrës së Lushnjës. Rezultatet e dobëta të javëve të fundit në Kategorinë e Parë, por edhe problematikat që ka klubi myzeqar, duket se kanë çuar në ndarjen mes palëve.

Pas humbjes përballë Kastriotit në fundjavë, tekniku që zuri vendin e Erion Xhafës kur kishte nisur kampionati, ka patur një takim me kryetaren e Bashkisë, gjithashtu presidente e klubit, Eriselda Sefa. Palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e problemeve dhe kanë vendosur që të mbyllin bashkëpunimin.

Në 17 ndeshje të luajtura në Kategorinë e Parë, Lushnja ka grumbulluar 16 pikë dhe qëndron në vendin e 10 në renditje, shumë larg pretendimeve të klubit. Ende nuk është bërë e ditur se kush do të marrë drejtimin e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme