SPAK i komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës, morën 55 mijë euro nga biznesmeni vlonjat për një masë sigurimi!

Aktualitet | 10 muaj më parë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka komunikuar akuzat për dy ish-prokurorëve të Sarandës, Kledian Llaho dhe Çlirim Shahini, të cilët dyshohen se janë përfshirë në një aferë korrupsioni për zbutjen e masës së sigurisë ndaj një të pandehuri.

Llaho akuzohet për korrupsion, ndërsa Shahini, aktualisht avokat, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Gazetarja Lusi Përgjegji, raporton se hetimet e SPAK zbuluan se ish-prokurorët dyshohet se kanë kërkuar dhe përfituar shuma të konsiderueshme parash në këmbim të ndërhyrjes në procedurat gjyqësore, duke dokumentuar ekzistencën e një skeme të organizuar korrupsioni brenda sistemit të drejtësisë.

Ish-prokurorët e Sarandës dyshohen se u përfshinë në një aferë korrupsioni për zbutjen e masës së sigurisë ndaj Pando Papuçi, i cili ishte shpallur në kërkim për ‘ndërtim pa leje’. Ky i fundit, pasi arriti t’i shmangej drejtësisë për dy vite, u arrestua dhe doli para gjykatës për vlerësimin e masës, e cila u gjykua dhe u ndryshua brenda 1 ore nga gjyqtarja Edona Vajushi me kërkesë të prokurorisë.

Dyshohet sipas SPAK, se ish-prokurorët i kanë kërkuar para Pando Papuçit në këmbim të ndërhyrjes në procedurat gjyqësore, me qëllim zbutjen e masës së sigurimit ndaj tij.

Sipas hetimeve të SPAK, ish-prokurorët dyshohen se janë përfshirë në një aferë korrupsioni për të zbutur masën e sigurisë ndaj Pando Papuçit, i cili ishte shpallur në kërkim për ndërtim pa leje. Papuçi, pas dy vitesh shmangie nga drejtësia, u arrestua dhe u paraqit para gjykatës, ku masa e sigurisë ndaj tij u ndryshua brenda vetëm një ore nga gjyqtarja Edona Vajushi, me kërkesë të prokurorisë.

Hetimet e SPAK tregojnë se ish-prokurorët kërkuan para nga Papuçi për të ndërhyrë në procedurat gjyqësore dhe për të zbutur masën e sigurisë. Konkretisht, Llaho dyshohet se ka marrë 30 mijë euro nga biznesmeni dhe miku i tij, Vasil Bakalli, të cilat dyshohet se u transferuan në shtetin grek. Ndërsa Shahini dyshohet se ka marrë 25 mijë euro për të kërkuar nga gjykata masa “detyrim paraqitje”. Në total, për një masë sigurie dyshohet se janë paguar 55 mijë euro.

Gjykata e Apelit, e përbërë nga gjyqtarët Edlira Petri, Fatri Islamaj dhe Marsela Pepi, ka vendosur se Papuçi nuk kishte kryer asnjë vepër penale lidhur me ndërtimin pa leje, duke rrëzuar në thelb pretendimet e Prokurorisë së Sarandës. Ky vendim ngrit dyshime mbi mënyrën se si ishte iniciuar dhe ndjekur procedimi penal ndaj tij.

SPAK nënvizon se këto veprime dokumentojnë ekzistencën e një skeme korrupsioni të organizuar, ku funksionarë të drejtësisë kërkonin përfitime monetare për të favorizuar trajtimin e çështjeve penale. Ndërkohë, gjyqtarja Vajushi nuk është përfshirë në akuza, ndërsa biznesmeni Bakalli dyshohet të ketë luajtur rolin e sekserit mes Llaho dhe Papuçit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme