Pep Guardiola djeg konkurrencën për Semenyo, sulmuesi shumë afër Manchester City

Antoine Semenyo është emri që ka ndezur merkaton e janarit në Premier League. Sulmuesi anësor i Bournemouth ka rënë në sy me paraqitjen që ka bërë në këtë pjesë të parë të sezonit, duke përfunduar kështu në listën e dëshirave të shumë klubeve big.
Chelsea, Liverpool, Manchester City dhe Manchester United e ndjekin me shumë vëmendje ganezin. Për momentin duket se është pikërisht Pep Guardiola ai që ka djegur konkurrencën dhe Citizens janë të parët në zgjedhjen e lojtarit.
Klubi i Manchester City ka hyrë në bisedime konkrete me Bornemouth, që në në kontratën me Semenyo ka vendosur një klauzolë prej 65 milionë eurosh për prishjen e parakohshme të saj. Kjo klauzolë është aktive deri më 10 janar.
Bordi i City po punon me kolegët e Bournemouth për të kuptuar, nëse ka mundësi për ta strukturuar në një mënyrë tjetër pagesën. Aktualisht duket se Semenyo po vrapon drejt “Ethiad” dhe klubet e tjera duhet të gjejnë sulmues në vend tjetër.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




