Roma “dënon” De Rosin në Olimpico

Futboll Bota | 10 muaj më parë

Java e 17-të e Serie A përfundoi me një ndeshje emocionuese, por që nuk kënaqi pikërisht De Rossin(trajner i Genoa-s). Ish-lojtari i madh, i nderuar në Olimpico me brohoritje dhe pankarta, u ndje i thyer pas përplasjes me skuadrën e tij, Roma.

Rezultati i ndeshjes, 3-1 për verdhekuqtë, të cilët iu afruan Interit vetëm 3 pikë diferencë. Golat e Soulé (13′), Koné (20′) dhe Ferguson (31′) zgjidhën ndeshjen në pjesën e parë. Goli i vonë i Ekhator (87′) nuk shërbeu për asgjë. Genoa mbetet dy pikë përpara skuadrës së tretë nga fundi fundi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme