Digjitalizohet shumica e referencave dhe regjistrave në Kadastrën e Shkodrës

Uncategorized | 10 muaj më parë

Viti që po mbyllet, 2025, ka shënuar një avancim të rëndësishëm në procesin e digjitalizimit të referencave dhe regjistrave hipotekorë në Kadastrën e Shkodrës. Sipas drejtueses së institucionit, Eglantina Frroku, ky proces ka ndikuar drejtpërdrejt në përshpejtimin e emetimit të vendimeve të legalizimit edhe të shërbimeve të tjera hipotekore

“Procesi i digjitalizimit është një proces që kryhet nga Qendra Kombëtare e Digjitalizimit dhe për drejtorinë e Shkodrës kemi arritur pjesën më të madhe të skanimit të referencave dhe regjistrave  hipotekorë dhe sigurisht regjistrit më të vjetër hipotekor i vitit 1913. Kjo na ka ndihmuar në trajtimin e  aplikimeve dhe operatorët në ngarkimin e referencave të skanuara, që sjellë edhe një përshpejtim të shqyrtimit të aplikimit dhe dhënies së shërbimit”, tha ajo.

Viti 2025 vlerësohet si një nga më rezultativët për Kadastrën e Shkodrës sa i përket vendimeve të legalizimit. Vetëm brenda një muaji janë dhënë mbi 200 vendime të tilla.

“Objektivi ynë është që në 2026 të dyfishojmë këtë dhënie vendimi dhe shpresojmë ne të arrimë këtë rezultat edhe në bashkëpunim me qytetarët shkodranë”, tha ajo.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës gjatë këtij viti e ka rritur në 10 numrin e shërbimeve on line, përmes portalit e-Albania. Sipas planifikimeve, deri në fund të vitit 2026, pritet që ASHK të shndërrohet në një institucion tërësisht digjital

Gazetar: A. Hoti                

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme