Abissnet Superiore në RTSH/ 2026-a nis me Bylis-Tirana, zyrtarizohen datat e javës 19

Abissnet Superiore | 10 muaj më parë

Nuk ka kohë për pushime në futbollin shqiptar. Vetëm pak ditë për festat e vundvitit dhe menjëherë në fushën e stërvitjes, sepse aktiviteti nis shpejt. Java e 19-të e Abissnet Superiore do të luhet në mes të janarit.

FSHF ka zyrtarizuar datat e ndeshjeve të kësaj jave, që zhvillohet në dy ditë dhe në mesjavë. Ndeshja e parë e kampionatit për 2026-ën do të jetë Bylis-Tirana, që luhet të mërkurën e 14 janarit. Po atë ditë do të luhen edhe ndeshjet Vllaznia-Egnatia dhe Elbasani-Flamurtari.

Të enjten do të luhen dy ndeshjet e tjera të kësaj jave, Partizani-Vora dhe Teuta-Dinamo. Viti 2026 do të nisë pak ditë më parë në fakt për futbollin shqiptar, pasi më 10 janar janë programuar ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme