I armatosur me pistoletë dhe municion, arrestohet 31-vjeçari në Korçë

Aktualitet | 10 muaj më parë

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. Q., 31-vjeç që qarkullonte i armatosur me armë zjarri pistoletë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 9, në një lokal, shërbimet e Policisë konstatuan shtetasin A. Q., i cili dyshohej se ishte i armatosur. Sapo vuri re praninë e Policisë, ai tentoi të largohej për t’iu shmangur arrestimit, por u kap dhe u neutralizua menjëherë.

Nga kontrolli fizik, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë me krehër, municion luftarak si dhe një shumë parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

31 vjeçari, banues në Korçë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, armëmbajtjes pa leje dhe prodhimit e shitjes së narkotikëve, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme