Rama: Muzeu Onufrit shënon rekord, 100 mijë vizitorë për të dytin vit

Aktualitet | 10 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një lajm në rrjetet sociale, ku njofton se Muzeu Kombëtar i Ikonografisë Onufri në Berat ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm.

Për të dytin vit radhazi, në vitin 2025, ky muze ka kaluar shifrën domethënëse prej mbi 100 mijë vizitorësh.

Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e kësaj arritjeje dhe uroi një fundjavë të mbarë për të gjithë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë lajm të bukur nga Berati, ku për të dytin vit radhazi, në vitin 2025, Muzeu Kombëtar i Ikonografisë Onufri ka kaluar shifrën domethënëse prej mbi 100 mijë vizitorësh, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme