Rebusi i mbrojtësit te Milani, të gjithë emrat në listën e Igli Tares

Itali | 10 muaj më parë

Allegri kërkon një fytyrë të re për repartin e mbrojtjes, por klubi nuk ka pse nxitohet. Tare ka disa emra, nga të cilët do të zgjedhë vetëm një.

Milani ka nevojë ende për merkato, por zgjidhjet që ka në dispozicion klubi bëjnë që goditja të bëhet me shumë kujdes. Qëllimi është për të marrë një lojtar, që vërtet mund ta ndihmojë grupin që ka aktualisht trajneri Massimiliano Allegri në garën për titullin kampion.

Ardhja e Fullkrug ka fuqizuar sulmin, ndërsa me rinovimin e Maignan do të blindohej edhe porta. Po mbrojtja? Emri i parë është Diego Coppola, i cili nuk po gjen hapësirë në Premier League me Brighton. Lojtari 22-vjeçar do ta pranonte rikthimin në Serie A. Mbrojtësi mund të kalojë te Milani në huazim me të drejtë blerjeje.

Në listën e drejtorit sportiv Igli Tare ka edhe emra të tjerë. Njëri prej tyre është Marcos Senesi, titullar i Bournemouth me kontratë deri në verën e 2026-ës. Për këtë lojtar po interesohet edhe Juventusi.

Alternativa e tretë e Tares është Mario Gila i Lazio, 25 vjeç. Në këtë rast bëhet fjalë për një transferim të mundshëm në verë, sepse Lazio nuk do ta lëshonte një lider tjetër, pas Guendouzi dhe Castellanos.

Kanë rënë poshtë mundësitë për Federico Gatti (Juventus) dhe Kim Min-jae të Bayern. Juventusi nuk e shet mbrojtësin, kurse për koreanin është problem paga e lartë prej më shumë se 7 milionë eurosh në vit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme